Festimet e maturantëve në veri, deklarohet policia: Kishte provokime, por policia ndërhyri menjëherë

Disa maturantë kanë festuar përfundimin e shkollës me flamuj dhe këngë në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.
Gjatë kësaj feste ka pasur disa provokime në të cilat ka reaguar Policia e Kosovës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Gjatë festimit të maturës ka pas provokime dhe për të mos ardhë deri te eskalimi i situatës policia ka reaguar. Situata është qetësu dhe maturantët kanë vazhdu festën e tyre pas pas nevojë për reagim shtesë”, tha Elshani. /21Media