Deklaratat për ndërkombëtarët, shkarkohet zëvendësministri Arbër Vokrri

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka liruar sot nga detyra zëvendësminstrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.

“Ky vendim vjen pas deklarimeve të tij se dipomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, duke apostrofuar me emër Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me veprime të tyre kanë nxitur trazira në veri të vendit.

Deklarimet e z. Vokrri nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Zyrë së Kryeministrit./21Media

Back to top button