Dyshohet për mjet shpërthyes në Prishtinë, deklarohet policia
Policia e Kosovës ka thënë se sot rreth orës 14:00 ka pranuar një informatë për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme.
“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të menaxhuar situatën”, tha Ahmeti. /21Media