​Gjendet një person pa shenja jete në kryeqytet

Një person, identiteti dhe mosha e të cilit ende nuk janë bërë të ditura, është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se viktima është mashkull dhe shtetas i huaj.

“Sot, rreth orës 10:30, kemi marrë informatën për një person pa shenja jete në rrugën ‘Fan Noli’. Vdekja e tij është konstatuar në vendngjarje nga ekipi mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

Aktualisht, Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka nisur hetimet dhe është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave që lidhen me këtë rast.

Back to top button