Prokuroria Speciale po e interviston edhe kryeshefin e AUV-it lidhur me fabrikën e mbetjeve shtazore

Hetuesit e Prokurorisë Speciale po e intervistojnë edhe kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha, lidhur me kontratën për mbetjet shtazore.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Derisa nuk dihet ende se në çfarë cilësie po intervistohet ai.

Sot gjatë ditës nga hetuesit e Prokurorisë Speciale, u intervistua edhe ministri në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Back to top button