Balje: S’jam t’u u marrë me VV, ua kam refuzuar ofertën e punës në Shkup

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje sërish ka thënë se ua ka refuzuar ofertën e VV-së për një vend punë në Shkup, në këmbim të votës së saj “pro” në Kuvend.

Ajo para hyrjes në seancë ka thënë se deklarimet që i ka bërë kanë qenë të sinqerta dhe të hapura.

“Unë kam thënë qysh ka qenë situate. Reagimi i VV-së, ata e dinë qysh kanë reagu. Unë kam folur shumë hapur, shumë sinqertë. S’kam asnjë koment, s’jam t’u u marrë me mendimin e Vetëvendosjes”, ka thënë Balje.

Back to top button