“Dallavere” me patentë shoferë, Policia me kontrolle në Gjakovë, Gjilan e Prishtinë

Sektori për Hetimin e Korrupsionit (DHKEK) në kuadër të Policisë së Kosovës, sot ka zhvilluar një aksion pas dyshimeve për keqpërdorime me patentë shoferë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për portalin rtv21.tv tha se kontrollet janë zhvilluar në tri rajone policore, Gjakovë, Gjilan e Prishtinë.
“Sot më 29.05.2025 në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Korrupsionit (DHKEK), me urdhër të Gjykatës kompetente është duke zhvilluar kontrolle në disa lokacione në tri rajone policore Gjakovë, Gjilan dhe Prishtinë”, tha Kelani.
Ai tha se detaje shtesë do të jepen pas përfundimit të operacionit./21Media