Bajrami e LDK-së e quan të turpshëm deklarimin e Kurtit për bizneset

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami u shpreh se Albin Kurti “nuk është i interesuar të ndërtojë diçka, por vetëm të shkatërrojë”. Reagimin e kryeministrit në detyrë, për protestën e sotme të komunitetit të bizneseve të cilën e quajti “barrikadë”, deputetja e LDK-së e quajti të turpshëm.
Pas dështimit të 23-të të konstituimi të Kuvendit të Kosovës, Bajrami tha se liberalizimi i tregut energjetik për bizneset do “ta shkatërrojë ekonominë dhe do ta rris deficidin tregtar”.
“Jam këtu për të shprehur shqetësimin e madh lidhur me gjendjen e komunitetit të biznesit, punëdhënësit më të madh në Kosovë, e thash edhe njëherë, ata që punësojnë 143 mijë punëtorë… Albin Kurti kishte thënë se ka kaluar koha e barrikadave. Kjo konsideroj se është e turpshme për shkak të gjithë ne e dimë se në çfarë konotacioni përdoren barrikadat. Derisa Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme për koston 800 euro të transportit të 1 mgw të energjisë elektrike që e bënë kompania për të cilën ai kur ishte në opozitë na edukonte neve, ai sot protestën e komunitetit të biznesit e krahason me barrikadat e vendosura nga Lista Serbe. Kjo është totalisht e papranueshme”, tha ajo.
Deputetja Bajrami shprehu keqardhje që kryeministri në detyrë, Albin Kurti i quan 1% e kompanive këto kompani që, siç tha ajo, punësojnë 143 mijë punëtorë.
“Ka shumë mundësi që Albin Kurti të fitojë edhe këtë betejë sepse beteja e Albin Kurtit nuk është asnjëherë të ndërtojë diçka, beteja e Albin Kurtit është të shkatërrojë… E kur Albin Kurti e mund arsimin dhe ekonominë, i vetmi përfitues këtu është Serbia dhe kjo situatë është totalisht e papranushme. Ajo që ka ndodh në sektorin e energjisë këto katër vite duhet të hetohet në tërësi, sepse nuk mundet ZRRE dhe KOSTT të cilët janë njerëz që LVV i ka vendosur në këto institicionet të cilat refuzojnë të vijnë dhe të raportojnë para deputetëve në Kuvend, por i raportojnë deputetit Kurti dhe Rizvanollit në secilin takim që thirren në qeveri. Ata kanë përgjegjësi për gjendjen e krijuar, ata kanë lejuar që transporti 1 mgw të kushtojë 800 euro, ata janë që nuk kanë investuar në 1 kw gjenerim të energjisë elektrike”, theksoi Bajrami.
Nga ora 10:00 deri në 12:00 sot bizneset kanë bllokuar hyrjet e Prishtinës, duke kërkuar shtyrjen e vendimit për liberalizimin e tregut energjetik.
E këtë protestë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë në detyrë e komentoi duke thënë se “koha e barrikadave ka kaluar”.