Parashikimi i motit për sot

Në Kosovë sot do të mbajë mot i vranët dhe në disa vende me riga shiu.
Ndërkaq temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 6 gradë Celsius, dhe maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14 dhe 16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.