Kaloni te përmbajtja kryesore

Kadrijaj: Ndoshta Gjykata duhet ta precizoj një afat kohor për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila ditë më parë ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese përmes të cilën kërkon intepretim kushtetues mbi procedurat dhe zvarritjen për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, në një intervistë për RTV21 ka thënë se presin nga Gjykata që lënda të trajtohet me seriozitet dhe të vendoset një afat kohor për konstituimin e Kuvendit ashtu siç është e përcaktuar edhe për formimin e Qeverisë.

‘’Kur e kam dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese kam kërkuar që të trajtohet me urgjencë lënda për shkak të bllokadës politike. Ndoshta është një rast unik që gjykata mundet me i dhënë zgjidhje kësaj çështje edhe për punën e trajtimit apo kohëzgjatjes së sa një parti politike ka të drejtë ta shfrytëzoj të drejtën e kandidimit të një kandidati edhe nëse nuk i merr votat sepse mundet në pafundësi të bëjë bllokata të tilla. Kryeparlamentari votohet me një marrëveshje politike, me një koalicion politik. Asnjëherë nuk ka ndodh që kryetarin e Kuvendit ta votojnë partitë e tjera që nuk kanë një marrëveshje politike. Kjo se çfarë po kërkon LVV-ja nuk ka sens. Nuk e kemi obligim ne me votu asnjë kandidat. Por, megjithatë ne e kemi dhënë një alteranativë për hirë të Kosovës dhe jo të LVV-së që të dalim nga bllokada politike. Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese shpejtë të kthej një përgjigje. Por, shpresojmë se do i trajtoj me seriozitet çështjet ku kemi ngelë. Nuk i gjykoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese sepse ne i respektojmë, por ndoshta ta precizoj një afat kohorë sikurse është për formimin e Qeverisë”, tha Kadrijaj për RTV21.

Deputetja Kadrijaj ka kritikuar edhe udhëheqësin e seancës konstituive Avni Dehari.

‘’Ne kemi filluar një proces me votim të hapur tash po kërkohet të kalohet në një proces të mbyllur kjo po mendoj se është një lojë e LVV-së sepse edhe po të votohet ai komision, ne si deputetë nuk do të marrim pjesë fare në votim dhe prapë rezultati do te jetë i njejtë. Kjo është një lojë që po e përdorë LVV-ja. Por edhe nëse votohet kryeparlamentari, LVV-ja do të bëhet lojë edhe me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit”, theksoi ajo. /RTV21

Kushtetuesja: Kërkesa e AAK-së për seancën konstituive është duke u shqyrtuar

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button