Deliu për Haxhiun: Në vend që të reflektojë, po viktimizohet

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pasi kandidatja e VV-së, Albulena Haxhiu i ka quajtur “sulme seksiste” deklaratat e opozitës për mosvotimin e saj.

Deliu-Kodra, përmes një postimi në Facebook ka thënë se 25 seanca të Kuvendit kanë dështuar për shkak të mungesës së mbështetjes ndaj Albulena Haxhiut, jo për shkak të gjinisë së saj.

Back to top button