Cakolli tregon datat se kur mund të mbahen zgjedhjet lokale

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi Presidentja Osmani ka thirrur nesër në takim partitë politike për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve.
Ai ka thënë se ky takim do të kishte mundur të thirrej më herët.
“Presidentja Osmani i paska ftuar subjektet politike në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Edhe pse kjo është brenda afatit ligjor, procesi ka mundur të iniciohej shumë më herët – prej muajsh – për të pasur më shumë fleksibilitet dhe më shumë data në dispozicion.
Tashmë kanë mbetur vetëm 7 të diela të mundshme (nga 14 sa ishin në total) kur mund të mbahen zgjedhjet lokale.”, ka shkruar Cakolli në Facebook./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?