Lama: Ka pasur deklarata se si po politizohet Policia e Kosovës

(Lajm i përditësuar)


Lama: Ka pasur deklarata se si po politizohet Policia e Kosovës

Analistja, Alma Lama në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me Policinë e Kosovës, ajo thotë se policia nuk është instrument i partisë.

Lama shtoi se ka pasur kritika publike për policinë, teksa përmendi se Ambasada Amerikane e ka financuar dhe mbështetur fuqishëm policinë dhe sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Tendenca për ta politizuar policinë, për ta kthyer në instrument të partisë ka sjellë deri aty sa kemi parë një deklaratë të ambasadës amerikane para pak kohësh për këtë çështje dhe një lloj zbehje të bashkëpunimit. Ka pasur kritika publike sepse Ambasada Amerikane e ka financuar dhe mbështetur fuqishëm policinë dhe sistemin e drejtësisë. Ka pasur deklarata se si po politizohet policia do të thotë që këta që e kanë drejtuar nuk e kanë të qartë që policia nuk është instrument i partisë”, tha ajo. /21Media


Lama: Albin Kurti po teston kufinjtë e institucioneve të Kosovës

Analistja, Alma Lama në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me shtesat e fëmijëve, ajo tha se këtë ngritje nuk e kundërshtojnë partitë politike.

Lidhur me konstituimin e Kuvendit, Lama vlerëson se Albin Kurti është duke testuar kufitë e institucioneve të Kosovës.

“Ngritja e shumës të shtesave është vendim që partitë politike nuk e kundershtojnë dot se thonë pastaj ndeshen me ata që përfitojnë. Ajo qfarë pe shohim ne prej zgjedhjeve por jo vetëm edhe më herët, po shohim që Albin Kurti po teston kufitë e institucioneve të Kosovës, partive poltike dhe qytetarëve të Kosovës, të durimit dhe të gjithqkaje”, tha ajo. /21Media

Back to top button