Ndeshja me Serbinë/ Gjimshiti: Jemi 100% të fokusuar, nesër flasim vetëm për futboll

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti në konferencën për mediat 24 orë para sfidës me Serbinë në “Air Albania”, deklaroi se nesër skuadra duhet të jetë e përqenruar te kundërshtari.
Ai tha se ka besim se tifozeria do të jetë mbështetja më e madhe.
“Nesër besoj se do të jetë tifozeria më e bukur për mua,. Të gjithë shqiptarët mna kanë mbështetur gjithmonë, janë mbështetja shtesë në fushë, sidomos në ndeshje të rëndësishme”, tha Gjimshiti.
Ndërsa theksoi se do të përpiqet të japë maksimimun për të çuan në vend porosinë e prindërve.
“Kisha 3-4 ditë pushim, ika të shihja gjyshin dhe gjyshen në vendlindje. Shumë pak kohë kam patur vitet e kaluara dhe ishte shumë e rëndësihme që ta bëja. Porosia ishte ajo që e keni dëgjuar të gjithë. Ne jemi 100% të fokusuar, dhe kështu do të jemi edhe nesër”, vijoi më tej Gjimshiti.
Sa i përket historisë mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe si do të ndikojë kjo te futbollistët, Gjimshiti tha se nesër e gjithë vëmendja duhet te futbolli.
“Normalisht që ka disa gjëra emocionale, por nesër duhet të fokusohemi te futbolli, sidomos te paraqitja jonë si kombëtare. Duhet ta vëmë fokusin te vetja jonë. Duhet të mendojmë vetëm për futboll”, tha Gjimshiti.