​Sonte nis Festivali Ndërkombëtar i Monodramës

Festivali Ndërkombëtar i Monodramës në Kosovë realizon edicionin e gjashtëmbëdhjetë me radhë nga sot deti më 13 qershor.

Festivali nis në orën 19:00, në Teatrin Dodona dhe realizohet nga Shtëpia Teatrore Filmike AKT, në bashkëpunim me Teatrin Dodona dhe Skenën e Fakultetit të Arteve në Prishtinë.

Festivali MONOAKT 2025 ka disa kategori dhe shumë aktivitete siç janë Festivali MONOAKT, konkurrencë e monodramave ndërkombëtare, Festivali MONoAKT+, kategori i shfaqjeve kamertale jo konkurruese, Festivali i MonoSTRIPITIT, kategori studentore e performances pa tekst, Festivali i MonoPERFORMANCES, kategori e aktoreve të rinj në zhvillim të monoperformances moderne.

Ndërkohë, do të mbahet Konferenca Ndërkombëtare mbi Zhvillimin e Monodramës, punëtori Teatrore me grupet studentore, të rinjve dhe fëmijëve në zhvillimet teatrore dhe të monodramës, konferenca dhe informimi medial mbi zhvillimin e Festivalit.

Në këtë edicion marrin pjese artistë nga disa shtete si Islanda, Gjermania, Ukraina, Greqia, Turqia, Rumania, Bosna dhe Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia e Veriut. /kp

Back to top button