U nda nga jeta Bujar Bukoshi

Ka vdekur në moshën 78-vjeçare Dr. Bujar Bukoshi, një nga figurat më të njohura të skenës politike dhe shëndetësore të Kosovës.
Bukoshi ka qenë një ndër themeluesit institucioneve paralele shqiptare gjatë viteve ’90 si dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit historik Ibrahim Rugova.
Bujar Bukoshi u shkollua për mjekësi dhe shërbeu në vitet 70 në disa zona të Kosovës në Drenicë, dhe në Prizren.
Në vitin 1980, ai kishte mundur të siguronte një specializim të mëtejshëm në Gjermani.
Pas një përvoje të shkurtër në spitalin e Prishtinës, në vitin 1984, niset për në Berlin të mbrojë doktoratën për urologji dhe onkologji. Për rreth gjashtëmbëdhjetë muaj qëndroi në Berlin, pranë Prof. Bauer,
Ishte emëruar Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil pas shpalljes së Republikës së Kosovës më 1991 dhe për afro një dekadë punoi nga Gjermania për të sensibilizuar botën perëndimore për represionin serb në Kosovë.
Ai lë pas bashkëshorten, Dr. Zana Bukoshi, tri vajzat Ora, Shota dhe Nita, si dhe nipërit Dardan e Taulant.