Osmani: Bukoshi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në rrugën drejt lirisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen Bukoshi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit në ekzil, Dr. Bujar Bukoshit.
Në telegramin e presidentes thuhet se Bukoshi ishte një burrë shteti me përkushtim të pashoq.
“E nderuara familje Bukoshi, Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Bujar Bukoshit, një mjek me vizion dhe një burrë shteti me përkushtim të pashoq. Dr. Bukoshi, ish-kryeministër në ekzil, do të kujtohet përherë për kontributin e tij për fuqizimin e kauzës së Kosovës së lirë e të pavarur në kohët më të rënda për popullin tonë”, thuhet në telegram.