Kasapolli: Qeveria synon të ulë fuqinë e oligarkëve me logjikën sa më të varfër aq më të kontrollueshëm

Analisti Gëzim Kasapolli, duke komentuar vendimin e ZRRE-së të përkrahur nga Qeveria për daljen në treg të lirë të energjisë, tha në emisionin “Click” në RTV21, e cilësoi si vendim të të padijshmëve.
“Unë nuk di se çfarë gjuhe dhe çfarë nominimi t’i jap këtij vendimi të çmendur, të padijshëm, dhe nganjëherë mendoja: ose nuk duan, ose nuk dinë – dhe tani mendoj që edhe nuk duan, edhe nuk dinë. Por ky është një qëllim, të cilin mendoj se sot po e shohim. Sot po e shohim se çka ka ndërtuar zoti Kurti gjatë 5 viteve të fundit: demonizimi i gjithçkaje që është kundër tij, i të gjitha strukturave të shtetit, drejtësisë, sfidimi i mediave, kërkimi i armiqve kudo që janë. Dhe ka zgjedhur që tash të orientohet nga oligarkët me qëllim që të ulë fuqinë e tyre, me qëllim që të vazhdojë me atë logjikën e vet – sa më të varfër, aq më lehtë të kontrollueshëm – dhe të ushtrojë pushtetin e vet politik…Ndikimi e këtij mentaliteti politik, i cili i takon shekullit të kaluar, janë ato që po i shohin sot bizneset. Dhe kam frikë se nuk do të jetë fundi. Në qoftë se nuk organizohemi dhe nuk kundërshtojmë këto vendime, unë besoj se ky nuk do të jetë fundi”, u shpreh ai./21Media