Serial “Kloni” pjesë e lëndëve në universitete, tejkaloi stereotipat e telenovelave dhe u bë temë studimi

Kanë kaluar gati një çerek-shekulli që kur ka filluar transmetimin seriali brazilian “O Clone” – “Kloni”.
Me regji të Gloria Perez kjo telenovelë nuk mbeti vetëm si e tillë, tejkaloi streotipet e melodramave dhe u shndërrua në një fenomen kulturor derisa arriti të bëhet edhe mjet stuimi nëpër fakultete.
E transmetuar për herë të parë në vitin 2001, ky serial para shikuesve brazilian fillimisht solli diçka më ndryshe, kulturën arabe, por edhe diskutimin më të nxehtë të kohës, klonimin, duke përfshirë është edhe temën tjetër aktuale drogën, shkruan portali rtv21.tv
Kështu “O Clone” nuk është vetëm një telenovelë popullore, por edhe një burim akademik që përdoret për të analizuar tema komplekse si kultura, shkenca, morali dhe identiteti.
“O Clone”, para publikut kosovar u transmetua në kanalin e RTV21 , duke u bërë kështu një nga telenovelat më të shikuara
Temat për të cilat studiohet “O Clone” në universitete:
- Përfaqësimi i kulturave të ndryshme
- Seriali ofron një portretizim të jetës dhe zakoneve myslimane marokene, në kontrast me jetën moderne braziliane.
- Kjo përplasje kulturore e bën serialin interesant për kurset që trajtojnë ndërkulturën, stereotipet dhe identitetin.
- Klonimi dhe bioetika
- Si një nga telenovelat e para që trajtoi klonimin njerëzor, përdoret për të diskutuar:
- Etikën e ndërhyrjes në gjenetikë
- Kufijtë midis shkencës dhe moralit
- Konceptin e “identitetit” dhe “shpirtit”
- Varësia nga droga (substancat narkotike)
- Linja e personazhit Mel, një vajzë e re që bie në varësi, përdoret në fakultetet e sociologjisë dhe psikologjisë për të analizuar:
- Mekanizmat e varësisë
- Ndikimin e familjes dhe shoqërisë
- Përfaqësimin televiziv të temave të rënda sociale
- Studime gjinore dhe rolet e grave
- Personazhet femra si Jade dhe Deusa janë të fuqishme dhe kontradiktore – përfaqësojnë lirinë, por edhe kufizimet sociale e fetare.
- Përdoret për të analizuar:
- Përfaqësimin e grave në media
- Kontrollin patriarkal dhe rebelimin kulturor
- Feminizmi në narrativën latine.
Universitete dhe kontekste ku është analizuar:
- Universidade de São Paulo (USP), Brazil – Kurse mbi media dhe kulturë pop.
- Universidade Federal do Rio de Janeiro (UFRJ)
Studime mbi bioetikën dhe imazhin e islamit në TV.
- Universitete evropiane (p.sh., në Spanjë, Portugali, Itali) e kanë përfshirë në kurse për telenovelat si formë kulturore.
- Në SHBA, disa profesorë të komunikimit e përdorin si rast studimi për edukimin ndërkulturor dhe përplasjet etike.
Ky serial i solli fitime të shumta Globo TV , regjisores Gloria Perez si dhe aktorëve Giovana Antonelli (Zhade_ dhe Murilo Benicni (Lukas) për të cilët ky serial u bë referencë edhe për role tjera.
Derisa Gloria Perez u vlerësua për mënyrën se si paraqiti kulturën arabe në këtë telenovele duke rrëzuar sterotipet, kjo ngase vet regjisroja ishte e dashurar në kulturën markone, edhe vet ideja për përfshirjen e kësaj kulture në serial lindi pas një vizite të saj në Marok.
Seriali edhe sot ka shikueshmëri, transmetohet nëpër platforma e TV të ndryshme nëpër botë, madje nuk mungojnë memet edhe në rrjetet sociale/21Media