”Plani 15 pikësh i LDK-së”, Jashari: Nuk mund të kërkosh konsensus për një plan që s’ka fituar besim

Analisti politik Shemsi Jashari, në emisionin “Click” në RTV21, ka komentuar planin 15 pikësh të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke e cilësuar atë si një version të ripërpunuar të programit zgjedhor të kësaj partie, të njohur si “Rruga e Re”.
Sipas Jasharit, rreth 80% e pikave të këtij plani janë pjesë e agjendës së paraqitur në zgjedhjet e fundit, e cila nuk mori mbështetjen e duhur nga qytetarët.
”15 pikat e propozuara nga LDK-ja, janë programi i LDK-së që ka marrë pjesë në zgjedhjet e fundit i emërtuar si ”Rruga e re”, që i bjen 80% të pikave të propozuzra nga 15 janë agjendë që është prezentuar në fushtaë zgjedhore . Nëse kërkohet konsesnus nuk mund të kërkosh nga subjektet politike që të vijnë ta impelentojjnë një plan program që nuk ka marrë besimin në zgjedhjet e fundit”, tha Jashari./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?