Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Sot në orën 04:34 të mëngjesit është regjistruar një tërmet me magnitudë prej 3.8 ballëve sipas shkallës Rihter në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej 10 kilometrash, rreth 9 kilometra në verilindje të Ohrit.
Tërmeti është ndjerë edhe në rajonin më të gjerë, përfshirë pjesë të Shqipërisë , rreth 66 kilometra në lindje-verilindje të Elbasanit.
Nuk ka informacione për persona të lënduar apo për dëme materiale. Shërbimet sizmologjike po vazhdojnë ta ndjekin situatën nga afër.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?