Rama mirëpret grupin “Shkodra Elektronike” – i dhuron figurën “Hyjnesha në Fron”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur në Odën e Kryeqytetit përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision 2025, grupin “Shkodra Elektronike”.

Ai ka nderuar dhe vlerësuar Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca duke i dhënë figurën ‘Hyjnesha në Fron’.

Dyshja, të cilët ndezën skenën e Eurovisionit, u renditën sivjet në vend të tetë, duke shënuar kështu një rezultat mjaft të mirë për Shqipërinë.

Të njëjtit duhet theksuar se ndodhen në Prishtinë për të performuar, ku do të jenë para publikut në Kosovë në AMC Hall.

Back to top button