Goditet nga vetura një person në Prishtinë, policia e cilëson tentimvrasje

Policia e Kosovës po e heton një tentimvrasje në Prishtinë që ka ndodhur të dielën. Sipas njoftimit, viktima ka raportuar se derisa po lëvizte në këmbë, është goditur nga një veturë.

Ky rast sipas policisë ka ndodhur të dielën në Prishtinë, për të cilën tashmë policia ka nisur hetimet.

Në raportin ditor është thënë se viktima derisa po lëvizte në këmbë, është goditur nga një veturë që për pasojë ka pësuar lëndime trupore me ç’rast është dërguar edhe për trajtim mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke lëvizur në këmbë është goditur nga një veturë. I njëjti për shkak të lëndimeve të pësuara është dërguar për trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe po vazhdon të hetohet nga njësitet kompentente policore”, thuhet në raport.

Back to top button