Izmaku: Duket që ka humbur interesimi i shumicës së deputetëve për të qenë prezent në sallë

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku për RTV21 lidhur me tentimin e 33-të për konstituimin e Kuvendit ajo tha se Nisma pret që do të ketë zhvillim lidhur me këtë çështje.

Sipas saj interesimi i shumicës së deputetëve ka rënë për të qenë prezent në sallë.

“Presim që ka me pasë një zhvillim ose së paku një numër më të madh të deputetësh dhe fillimisht me pasë një numër të deputetëve sepse duket që ka humbur edhe interesimi i shumicës së deputetëve dhe me qenë edhe prezent në sallë”, deklaroi Izmaku. /21Media

Back to top button