Mustafa i LDK-së: LVV s’po do zgjidhje , por ndoshta zgjedhje të reja

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa para seancës së Kuvendit, i tha RTV21 se se qëndrimet e LDK-së janë të qarta.Ai përmendi idenë e LDK-së për qeverinë e unitetit, duke thënë se LVV ka dalë kundër.
“Kjo nënkupton që LVV nuk dëshiron të ketë zgjidhje e ndoshta dëshiron që të ketë zgjedhje të reja”, u shpreh ai
“Ideja që LVV do ta çojë vendin në dy palë zgjedhje njëkohësisht është propagandë politke, sepse nuk është LVV që vendos”, shtoi ai./21Media