Dy autostradat do të mbyllen përkohësisht të premten dhe të shtunën

Dy autostrada do të bllokohen përkohësisht për qarkullim të premten dhe të shtunën për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës.

Bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete do të kenë në dy autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, garat e vlefshme për Kampionatin e Kosovës do të bëjnë që përkohësisht të ndalohet qarkullimi në këto segmente të autostradave:

“Më 20 qershor – nga ora 10:00-14:00 autostrada “Arbën Xhaferi” nga hyrja/dalja Lipjan deri te hyrja/dalja Bibaj, në drejtimin Prishtinë-Hani i Elezit. Më 21 qershor – nga ora 09:00-16:00 në ditën e dytë të garës do të mbyllet përkohësisht autostrada “Arbër Xhaferi” nga hyrje/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë, si dhe autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin – Malishevë-Duhël dhe anasjelltas”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button