Arrestohet zyrtarja e urbanizmit në Prizren, dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare

Zyrtarja e Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, Shpresa Osmanollaj, është arrestuar me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë të Prizrenit, Petrit Kryeziu, i cili tha se zyrtarja është ndaluar për 48 orë.

“Po, mund të konfirmoj se është arrestuar dhe ndaluar zyrtarja në fjalë për 48h, e njëjta dyshohet për kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar”, tha Kryeziu. /21Media

Back to top button