Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e së premtes në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se rasti është raportuar më 20 qershor, rreth orës 07:32.

Viktima është një mashkull kosovar, dhe sipas dyshimeve të para, ai ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese të pabanuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të policisë, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Back to top button