Izraeli sulmon centralin bërthamor “Fordow”

Zyrtarët lokalë iranianë thonë se Izraeli ka sulmuar centralin bërthamor në Fordow , sipas raportimeve në mediat lokale, shkruan BBC, përcjell portali rtv21.tv
Agjencitë e lajmeve IRNA dhe Tasnim citojnë një deklaratë nga autoriteti i menaxhimit të krizave në provincën Qom, ku ndodhet selia e Fordo. Deklarata thotë se Izraeli sulmoi objektin, por shton se si rezultat “nuk do të ketë asnjë rrezik apo kërcënim për qytetarët”.
Si kujtesë, forcat ajrore amerikane sulmuan gjithashtu Fordon gjatë fundjavës, duke përdorur bomba të mëdha “shkatërruese të bunkerëve” për të goditur vendin nëntokësor./21Media