Kosova nuk i reziston pasojave të konfliktit Iran-Izrael

Konflikti Iran-Izrael ka reflektuar edhe në çmimet e derviateve në Kosovë. Shoqata e naftëtarëve ka paralmëruar rritje esktreme të çmimeve të derivateve pas sulmit të ShBA-së ndaj Iranit”.
Sipas shoqatës, çmimet aktuale të naftës në Kosovë lëvizin nga 1.22 euro deri 1.32 euro, derisa benzina nga 1.21 euro deri 1.31 euro.
Me gjithë rritjen e çmimeve, kryetari i Shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani, tha se qytetarët nuk kanë nevojë për panik pasi, sipas tij, ata po shërbehen me çmimet me të lira në rajon, pas Maqedonisë së Veriut.
“Çmimet e naftës po rriten për shkak të tensioneve në mes të Izraelit dhe Iranit. Kjo po shkakton frikë për ndërprerje të furnizimit duke ndikuar në rritjen e çmimeve. Në këtë krizë globale të derivateve të naftës qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmime të naftës më të lira në rajon. Me rastin e sulmit ndaj Iranit nga ShBA-ja çmimet e derivateve mund në rriten në mënyrë ekstreme dhe ka gjasa të jetë krizë globale”, tha Berjani për RTV21.
Paralajmërimet për rritje ekstreme të çmimeve të derivateve pasuan bombardimin amerikan të tre centraleve bërthamore në Iran si dhe vendimin e parlamentit iranian për mbylljen e ngushticës së Hormuzit, në të cilën kalon 20% e naftës botërore.
Përveç rritjes së çmimit të derivateve në Odën Ekonomike të Kosovës ngrenë alarmin edhe për rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe jo vetëm.
“Me intervenimin e SHBA-së dhe me vendimin për mbylljen e ngushticës do të thotë kemi rritje të çmimit të derivateve. Frika është që do të ketë edhe rritje të çmimit të energjisë. Ne s’prekemi drejtpërdrejt nga Irani apo Izraeli por lehtë e mund të prishet zingjiri furnizues dhe do ketë rritje te çmimit të derivate do ketë dhe rritje të çmimit të energjisë por me ne rastisë edhe dalja në treg të lirë e bizneseve …” Varemi drejtpërdrejt për çmimeve të bursave sa do shkon çmimi në bursë do të shkojë edhe në Kosovë si dhe nga çmimi importues. Shpresojmë se s’do jetë çmimi i madh dhe SHBA-të s’do ta lejojnë… Është çështje ditësh rritja e çmimit të derivateve sepse s’kemi dhe rezerva të mëdha….dhe importit, tha Rafuna për RTV21.
Por jo vetëm në ekonomi. Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë edhe në sigurinë e përgjithshme në Kosovë thotë njohësi i sigurisë, Bedri Elezi.
Sipas tij, Serbia mund ta shfrytëzojë këtë situatë për destabilizim të Kosovës.
“Mund ketë ndikim edhe tek çështjet që lidhen me sigurinë drejtpërdrejt sepse kur e gjithë ne situata kur vëmendja organizatave dhe shteteve më të fuqishme në botë është e përqendruar tek Irani normalisht që struktura te caktuara të shteteve që kane qëllime për cenim të sigurisë se Ballkanit mund te shfrytëzojnë këtë situatë…siç është Serbia sidomos në veri. Duhet vëmendje institucionale sidomos ne kojen e festave siç është ai i Vidovdanit që mund te shfrytëzohet nga strukturat serbe sekrete”, deklaroi Elezi për RTV21.
Që prej 13 qershorit Izraeli ka nisur sulmet intensive ndaj Iranit me qëllim: shkatërrimin e programit bërthamor iranian. I menjëhershëm ishte reagimi i Iranit me sulme ndaj objektivave izraelite duke paralajmëruar përgjigje edhe më të ashpra ushtarake. Në këtë konflikt tashmë është përfshirë edhe SHBA-ja, për çka Irani e ka paralajmëruar për pasoja të përhershme. /RTV21/21Media