Kaloni te përmbajtja kryesore

Për shkak të temperaturave të larta pezullohet një aktivitet sportiv në Kosovë

Federata e Motoçiklizmit të Kosovës ka njoftuar se gara e planifikuar në kuadër të kalendarit të garave, Kupa e Kosovës, e cila ishte paraparë të mbahej më 29 qershor 2025, do të shtyhet për muajin shtator.

“Arsyeja e shtyrjes lidhet me kushtet atmosferike tepër të nxehta që mund të rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e pjesëmarrësve, si dhe cilësinë e organizimit të garës”, thuhet në njoftimin e kësaj federate.

Data e saktë për mbajtjen e Kupës së Kosovës do të caktohet ditëve në vazhdim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button