Trumpi hedh poshtë vlerësimin e inteligjencës se nuk u shkatërrua programi bërthamor i Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump këmbëngul se centralet bërthamore në Iran u shkatërruan plotësisht nga sulmet ushtarake amerikane, pavarësisht një raporti të inteligjencës që hedh dyshime mbi suksesin e tyre.
Vlerësimi i dëmit i publikuar nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes e Pentagonit vlerëson se sulmi e ka vonuar programin bërthamor të Iranit vetëm “disa muaj”.
Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit duket se po mbahet , me të dyja vendet që e pranojnë se është në fuqi, shkruan BBC ,përcjell portali rtv21.tv
Jeta e iranianëve siç e njohin ka ndryshuar dhe e ardhmja duket e pasigurt.
Ndërkohë, presidenti amerikan po bashkohet me udhëheqësit e NATO-s në Hagë për një samit, vetëm disa ditë pasi mori vendimi