Kurti pyetet se a po shkon në Kuvend si deputet apo kryeministër
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot nuk është përgjigjur nëse në Kuvend të Kosovës po shkon si deputet apo si kryeministër.
Edhe sot po tentohet për të 37-tën herë të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
E disa qaste para se të nis seanca kryeministri në detyrë, Albin Kurti mori pjesë në Konferencën e 41-të Vjetore të Shoqatës Evropiane të Kartës për Rini (EYCA), por ai nuk u përgjigj kur u pyet nga gazetarët se në çfarë cilësie po shkon në Kuvend.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka thënë se para medieve se për krizën politike nuk po flet në Kuvend pasi atje është njëri nga 48 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.