Macron thekson nevojën për bisedime me Iranin në telefonatën me Netanyahun

Presidenti francez Emmanuel Macron i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në një telefonatë se ai “theksoi rëndësinë e respektimit të armëpushimit aktual nga të gjitha palët”, sipas një postimi në X.

Macron tha se Franca dhe Izraeli ndajnë të njëjtin qëllim për të siguruar që Irani të mos pajiset kurrë me armë bërthamore, ka raportuar BBC.

“Për ta siguruar këtë me kalimin e kohës, theksova nevojën për t’u rikthyer në negociata – si për çështjet bërthamore ashtu edhe për ato balistike”, ka shkruar ai.

Macron shtoi: “Ia përsërita kryeministrit domosdoshmërinë absolute të vendosjes së një armëpushimi në Gaza.”

“Lirimi i të gjithë pengjeve, qasja në shkallë të gjerë për ndihmë humanitare në Rripin e Gazës dhe ndjekja e një zgjidhjeje politike me dy shtete mbeten përparësi kryesore.”

Back to top button