Kurti mirëpret marrëveshjen mes KiE-së dhe Ukrainës për Tribunalin Special
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes mes Ukrainës dhe Këshillit të Evropës për themelimin e një Tribunali Special për të ndjekur krimet e agresorit.
Ai në një postim në rrjetin social X ka thënë se kjo është një arritje historike.
“Kosova e mirëpret këtë hap madhor drejt drejtësisë ndërkombëtare. Këshilli i Evropës dërgoi mesazh të qartë: sundimi i ligjit do të mbizotërojë mbi agresionin. Nuk mund të ketë imponim”, ka shkruar ai.
The signing of the agreement between Ukraine and the Council of Europe to establish a Special Tribunal for the Crime of Aggression is a historic milestone.
Kosova welcomes this major step forward for international justice.
The Council of Europe sends a clear message: the rule of…— Albin Kurti (@albinkurti) June 26, 2025