Kurti diskuton me ambasadorin britanik për konstituimin e Kuvendit, Procesin e Berlinit e arrestimin e policit Arbnor Spahiu
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar dje me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në njoftimin e lëshuar nga ZKM thuhet se në takim është diskutuar për rezultatet nga samiti i NATO-s, që u mbajt në Hagë, përgatitjet për Samitin e Procesin e Berlinit që sivjet do të mbahet në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, konstituimi i Kuvendit si dhe është ngritur çështja e arrestimit të policit Arbnor Spahiu nga Serbia.
“Gjatë takimit, u ngrit edhe çështja e shtetasit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu, për të cilin kryeministri tha se është arrestuar dhe vazhdon të mbahet padrejtësisht në paraburgim nga autoritete serbe, që nga data 7 qershor dhe se institucionet e Republikës së Kosovës janë duke u angazhuar për lirimin e tij”, thuhet në njoftim.