Vendimi i Kushtetueses: zgjidhje apo paqartësi?

Që nga mbrëmë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive po diskutohet gjerë e gjatë, nëse i njëjti përbën zgjidhje të krizës apo shkaktoi paqartësi rreth çështjeve të caktuara. Gjykata Kushtetuese vendosi se deputetët janë të obliguar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit të nisur që nga 15 prilli duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët por nuk tregoi sa çfarë mund të ndodh pas këtij afati në rast se nuk konstituohet legjislativi.

E pikërisht kjo çështje për ish-kryetarin e Gjykatës së Apelit, avokatin Hasan Shala përbënë një të metë të këtij vendimi megjithatë shton se ai është një udhërrëfyes si të dilet nga situata por siç thekson partitë nuk kanë vullnet politik për zgjidhje.

“Ka përcaktuar saktë se partia që është më e madhe në këtë rast vv-ja ka për obligim të propozojë kandidatin dhe nëse nuk ka numrat  një marrëveshje duhet të arrihet dhe t’i merr votat . Është vetëm si udhërrëfyes prandaj e meta më e  madhe eshët cka pas pas 30 dite… Këtu duhet konstituohet te arrihet konsensusi por ska vullnet politik për më dale nga ky ngërç”, tha Shala për RTV21.

Në vendimin e saj Gjykata kujtoi se partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, e ka të drejtën e propozimit të kandidatit për kryeparlamentar por që kjo e drejtë është edhe  detyrim për “bashkëpunim në mirëbesim dhe konsultim konstruktiv me grupet e tjera parlamentare për të gjetur konsensusin apo kompromisin e nevojshëm”. Sipas Gjykatës kjo e drejtë në asnjë mënyrë nuk mund të rezultojë në bllokimin e konstituimit të Kuvendit.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se vendim i gjykatës nuk e zgjidhë krizën. Sipas hulumtuesit, Gzim Shala, gjykata tregoi mungesë guximi profesional për saktësim të çështjeve duke përcaktuar vetëm vlerësime të përgjithshme.

“Ky aktgjykim nuk e zgjidh fare krizën.  gjykata s’ka treguar guxim profesional për t’i prerë çështjet dhe treguar saktësisht si rregullohen por ka përcaktuar disa vlerësime të përgjithshme që nuk i kontribuojnë krizës. Gjykata jep një afat prej 30 ditësh për konstituim të Kuvendit por në mungesë enje dispozite kushtetuese nuk tregon çka ndodh nëse  kuvendi nuk konsituohet fare edhe te çështja e votimit jep disa vlerësime te përgjithshme dhe normal qe nuk e zgjidhë krizën. Sic  ka theksuar edhe vetë gjykata çështja ne rastin konkret kërkon një zgjidhje politike  dhe që partitë duhet te merren vesh dhe të arrijnë konsensus..”, deklaroi Shala për RTV21.

Sa i përket votimit të fshehtë gjykata theksoi që çështja e mënyrës së votimit në Seancën Konstituive, përkatësisht  nëse e njëjta duhet të jetë në mënyrë të hapur apo të fshehtë nuk është përcaktuar as me  dispozitat kushtetuese dhe as në kreun IV të Rregullores së Kuvendit.

Në vendimin e gjykatës thuhet se: Gjykata vëren se Kreu i IV, Konstituimi i Kuvendit,  i Rregullores së Kuvendit, në kontekstin e mbajtjes së  seancës konstituive nuk përmban asnjë referencë në nenin 53 (Ndryshimi i rendit të  ditës), nenin 57 (Mocionet procedurale), si dhe as në nenin 122 (Interpretimi i  Rregullores së Kuvendit).

Gjykata i  referohet mënyrës së votimit për zgjedhjen e organeve kushtetuese sikurse është paraparë me Kushtetutë ku votimi i fshehtë specifikohet për zgjedhjen e Presidentit dhe për zgjedhjet e drejtuesve të Gjykatës kushtetuese.

Bashkëbiseduesit Hasan Shala dhe Gzim Shala ndërkaq kanë këndvështrime të ndryshme sa i përket interpretimit të gjykatës për votimin e fshehtë.

“Gjykata ka thëne që s’ka të drejtë të ndryshohet forma e votimit”, tha ish-kryetari i Gjykatës së Apelit.

“Gjykata ka paqartësi për çështjen e votimit pasi se ka thënë prerazi…”, tha Shala.

Aktgjykimi i Kushtetueses erdhi pas kërkesës së AAK-së të mbështetur nga PDK-ja dhe LDK-ja për interpretim kushtetues të procedurave në seancën konstituive. /RTV21/21Media

Back to top button