Policia tregon detaje nga gjuajtjet me armë në Prishtinë

Tetë gëzhoja janë konfiskuar të cilat dyshohet se janë shkrepur nga persona ende deri më tani të panjohur për Policinë e Kosovës në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Në raportin ditor, policia ka njoftuar se më mbrëmjen eë premtës rreth orës 19:30 është pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri.
Me të dalë në vendin e ngjarjes, njësiti policor i rendit ka gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja të cilat dyshohet se u shkrepën në rast.
Sipas policisë personat e panjohur shkrepën armë nga një veturë dhe një motoçikletë në anën tjetër.
E pas kësaj situate, të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.
Deri më tani, policia nuk ka të raportuar për ndonjë person të lënduar nga këto gjuajtje me armë zjarri ndërsa personat që ishin pjesë e kësaj ngjarje ende nuk janë identifikuar.
Sipas njoftimit të policisë, tashmë rasti është duke u hetuar si vrasje në tentativë dhe është njoftuar edhe prokuroria për ngjarjen.