Sunny Hill Festival tani ofron biletat me mundësi pagesë me këste

Sunny Hill Festival, një nga Top 10 festivalet më të mira të muzikës në Evropë po vjen me një mundësi të re – pagesën e biletës 3 ditore të festivalit deri më 12 këste, u bë e ditur të hënën.
Festivali, i organizuar nga këngëtarja Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, do të mbahet në Prishtinë, nga 1 deri më 3 gusht.
Sunny Hill, i cili për herë të parë u mbajt në verën e vitit 2018, ka bërë që shumë të huaj të vizitojnë Kosovën, për të marrë pjesë në festival.
Të gjithë klientët e IPKO-s që aktivizojnë një nga pakot “Infinit” do të kenë mundësinë të blejnë biletën për Sunny Hill Festival dhe ta paguajnë atë në 12 këste mujore, direkt përmes faturës së tyre telefonike.
“Ky bashkëpunim mes Sunny Hill Festival dhe IPKO-së synon të heqë pengesat e mundshme financiare dhe të sigurojë që sa më shumë njerëz të jenë pjesë e festës më të madhe të muzikës në Kosovë dhe rajon”.
Ky edicion i Sunny Hill Festival pritet të jetë më i madhi ndonjëherë.
Dua Lipa, Shawn Mendes, Fatboy Slim, Peggy Gou, Anyma, Mochakk – këtë verë vijnë në Prishtinë