Izmiri “në luftë” me flakët, evakuohen mbi 10 zona banimi

Turqia po përballet me vatrat më të mëdha të zjarrit në javët e fundit, me mijëra hektarë pyje të shkrumbuar dhe rrezik për banesa, pasuri dhe natyrë.
Era e fortë dhe kushtet e vështira atmosferike po bëjnë punën e zjarrfikësve dhe forcave ajrore edhe më të vështirë në qytetin bregdetar të Izmirit.
Autoritetet kanë evakuuar të paktën 10 lagje, shumica në Seferihisar, për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve të nxitura nga erërat që arritën deri në 120 km/h.
Siç shkruajn mediat turke, flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Madje hiri nga flakët ka mbërritur edhe në ishullin e Patmosit në Greqi.
🚨 🔥 The situation in the Izmir region, Turkey is dire! pic.twitter.com/2YL0QRL45u
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) June 29, 2025
Sipas Ministrit të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, 23 shtëpi dhe 47 njësi banimi janë shkatërruar, ndërsa 41 shtëpi dhe 25 stalla janë dëmtuar rëndë në provinca të tjera, si Bilecik.
Ndërkohë aeroporti “Adnan Menderes” në Izmir ndërpreu të gjitha fluturimet, përfshirë linja ndërkombëtare prej Londre, Kopenhagë, Koloni dhe Sofje. /vizionplus.tv
⚠️ Important
This thread shows recent arson activity in Turkey.
Due to forest fire in Izmir, flights were cancelled at Adnan Menderes airport https://t.co/5wHRUfZLUF pic.twitter.com/8iWdsX9kvz
— Open News🍥 (@OpenNewNews) June 29, 2025