Xhaferi: Kurti dhe LVV-ja po e shkelin Kushtetutën me dy këmbë

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka këkruar nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe udhëhehqësi i seancës Avni Dehari të mos vazhdojnë me shkelje kushtetuese, por sipas tij duhet të kthehet rendi i ditës ashtu siç kishte nisur seanca me votim të hapur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Në një prononcim për rtv21 deputeti Xhaferi ka thënë se kjo bllokadë po i konvenon vetëm LVV-së.
‘’Kjo zhagitje për konstituimin e Kuvendit i konvenon vetëm LVV-së.Jemi në një ngërc politik i cili kalohet vetëm me marrëveshje politike.Nuk asnjë kuptim që të shkohet me votim të fshehtë sepse rendi i ditës i cili është mirutaruar nuk e ka pasur këtë pikë të votimit të fshehtë. Për dikend që e ka vullnetin politik kjo lehtë zgjidhet, kthehemi në pikën e rendit fillestar e kemi votimin e hapur dhe vazhdojmë tutje. Kjo kryeneqësi i zotit Kurti nuk ka asnjë kuptim sepse kjo kryeneqësi e ka krijuar edhe situatën politike në të cilën jemi.”, tha Xhaferi.
Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka thënë se nëse LVV-ja vazhdon me skenar të njejtë për votim të fshehtë, mund të organizojnë edhe aksione simbolike brenda dhe jashtë Kuvendit.
‘’Ne kemi menduar disa variante të aksioneve simbolike. Nëse seancat parlamentare fillojnë në këtë formë në të cilën kanë filluar atëhere mund të ketë edhe dalje prej seancës sepse nuk ka asnjë kuptime me vazhdu një seancë e cila është në shkelje të kushtetutës me dy këmbë, por mund të ketë edhe aksione të tjera të cilat mund të paraqiten. Gjykata Kushtetuese ka dhënë një afat një mujor për zgjidhje të problemit, por sipas logjikës së shëndosh prap do të kthehemi të Gjykata Kushtetuese për procedura të tjera sepse kemi kryeneqësin nga LVV-ja dhe nuk ka ndërruar asnjë hap për marrëveshje politike për dalje nga situata` e krijuar”, u shpreh Xhaferi./21Media