Halimi reagon pas deklaratave të Kurtit për Ramën: Mendësi shpelle

Drejtoresha për kulturë në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi reagoi pas deklaratave të kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cli i bëri sot për krytarin e Prishtinës Përparim Rama.
Kurti në vënien e gurthemelit të një çerdheje në Prishtinë i tha Përparim Ramës se duhet të gjejë punë në vjeshtë.
Halimi e cilësoi këtë si mendësi shpelle.
“ky është realiteti që vazhdon të mbysë çdo ide, çdo iniciativë dhe çdo përpjekje për ta bërë Kryeqytetin një vend më të jetueshëm dhe më dinjitoz. Në vend që të mbështesin punën dhe përkushtimin, gjejnë kohë vetëm për cinizëm të paskrupullt dhe bllokada të vazhdueshme. Është e pabesueshme ku kemi përfunduar: pa Parlament, me institucione të paralizuara dhe me barriera të vendosura me qëllim, vetëm për ta mbajtur vendin peng të një mentaliteti të kalbur.”, shkroi Halimi në Facebook./21Media