Publikohen rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria e testit të maturës 68.6%

Këtë vit 12 mijë e 316 maturantë kanë kaluar Provimin e Maturës.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) thuhet se përmes platformës eKosova rezultatin preliminar e kanë marrë 18.016 nxënës, shkruan portali rtv21.tv
Për nxënësit e pa kënaqur me rezultat, ata mund të parashtrojnë ankesë nga data 1 deri më 3 korrik, ndërkaq certifikatën sipas MASHTI-t ata mund ta shkarkojnë nga platforma eKosova nga data 3 deri më 7 korrik.
“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i janë nënshtruar 18.130 maturantë. Prej tyre kanë kaluar 12.316 apo 68.6%. MAShTI njofton se, përmes platformës eKosova rezultatin preliminar e kanë marrë 18.016 nxënës. Nxënësit e pa kënaqur me rezultat mund të parashtrojnë ankesë nga data 1 deri më 3 korrik, ndërsa certifikatën mund ta shkarkojnë nga platforma eKosova nga data 3 deri më 7 korrik”, thuhet në njoftim. /21Media