Dënohet me katër vjet burg polici që shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 26 vjeçarja në Pejë

Polici Argjend Kastrati është dënuar me katër vjet burgim për shkaktimin e aksidentit me fatalitet në magjistralen Prishtinë – Pejë,  ku kishte mbetur e vdekur 26-vjeçarja Z.GJ.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Gjykata Themelore e Pejës, shkruan portali rtv21.tv

Nga Gjykata e Pejës poashtu thuhet se ndaj të pandehurit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues, marrja e lejes së vozitjes dhe ndalimi i marrjes së një leje të re të vozitjes për një periudhë kohore prej katër vjetësh.

“Ju njoftojmë se ndaj të pandehurit A.K është shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vjetësh. Po ashtu, në pajtim me nenin 59 paragrafi 2, nënparagrafi 2.6, si dhe nenin 65 paragrafët 1 dhe 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndaj tij është shqiptuar edhe dënimi plotësues — marrja e lejes së vozitjes dhe ndalimi i marrjes së një leje të re të vozitjes për një periudhë kohore prej katër (4) vjetësh. Ky dënim plotësues do të fillojë të ekzekutohet pas hyrjes në fuqi të aktgjykimit (pasi ai të marrë formë të prerë). Ndërkohë, koha e kaluar në vuajtje të dënimit me burgim nuk do të llogaritet në kohëzgjatjen e dënimit plotësues”, thuhet në konfirmim. /21Media

Back to top button