Zgjerohen linjat 3A dhe 11 në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për zgjerimin e linjave Nr. 3A dhe Nr. 11

Në njoftim thuhet se komuna e Prishtinës vijon zbatimin e Reformës së Transportit Publik me zgjerimin e dy linjave kyçe:

Linja Nr. 3A – Rr. “27 Nëntori” – Lagjja e Spitalit – Mati zgjatet deri te Rr. “Lugmiri”.

Dhe linja Nr. 11 – Prishtinë – Barilevë zgjatet deri në kryqëzimin me Rr. “Dul Dragusha”

Komuna e Prishtinës thotë se zbatimi menaxhohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe hyn në fuqi menjëherë.

“Ky është një hap i parë drejt një transformimi më të thellë, për ta bërë Prishtinën një qytet më të ndërlidhur, më të gjelbër dhe më të qasshëm për të gjithë”, vijon njoftimi.

Back to top button