“Ngërçi politik”, Krasniqi: Vendimi i Gjykatës solli huti, çka pas afatit 30-ditor?

Eksperti i anti-terrorizmit Kolë Krasniqi, i tha RTV21 ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket situatës aktuale në Kuvendin e Kosovës.
Krasniqi tha se ky vendim ka krijuar paqartësi të reja, madje edhe brenda komunitetit juridik.
Sipas tij, afati 30-ditor i përmendur në vendim nuk është i sanksionuar në Kushtetutë, gjë që ngre pikëpyetje mbi hapat që do të ndërmerren pas përfundimit të këtij afati.
Krasniqi tha se në këtë situatë politike të ndërlikuar, një rol të rëndësishëm mund ta luajë autoriteti i Presidentes për të shmangur bllokadën institucionale.
”Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka sjell pak huti edhe te vetë juristët për faktin se Gjykata Kushtetuese e interpreton kushtetuten dhe dhënia e afatit 30 ditë nuk figuron në Kushtetutë, dhe tash paraqitet çështja se çka do të ketë pas afatit 30 ditësh. Ne e dimë se Kuvendi nuk mund të shpërbhet pa u konsititu”, tha Krasniqi, teksa shtoi se në këtë rast të shfyrtëzohet autoriteti i Presidentës”./21Media