”Zgjedhjet e 12 tetorit”, Gruda: Kësaj here do të fitojmë edhe më bindshëm

(Lajm i përditësuar)

”Zgjedhjet e 12 tetorit”, Gruda: Kësaj here do të fitojmë edhe më bindshëm

Duke folur për zgjedhjet e 12 tetorit, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda në ”Click” të RTV21 u shpreh i bindur në fitoren e partisë së tij.

Ai ndër tjera tha se rezultatet e mëparshme janë dëshmi e qartë e mbështetjes që ka PDK-ja dhe këtë herë, sipas tij, fitorja do të jetë edhe më bindëse.

”Kësaj here do të fitojmë edhe më bindshem, e kemi provën e herës së kaluar”, tha Gruda.


Gruda: Janë në burg për Kosovën, Kurti s’duhet të bëjë ”hajgare” me Thaçin e Veselin

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda në ”Click” të RTV21 ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit në detyrë të Albin Kurtit, që involvoi edhe dy ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi e Kadri Veseli që po gjykohen në Hagë që 5 vjet.

”Deklaratë që mundet me thënë çdo qytetar, por një njeri që është në krye të shtetit nuk mundet me thënë, Thaçi e Veseli në burg janë tash e 5 vite për lirinë e Kosovës, nuk ish dasht me bë hajgare me këtë”, tha Gruda.


Gruda pas deklaratës së Enver Hoxhajt: Shumica absolute në PDK kundër koalicionit me VV

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, komentoi deklaratën e Enver Hoxhajt rreth një koalicioni të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai theksoi se Hoxhaj është një figurë me peshë dhe kontribute në PDK, që ka marrë një vendim të respektuar nga të gjithë anëtarët.

”Hoxhaj është një njeri me peshë në PDK-në, një njeri me kontribute ai e ka pasur një vendim e respektoj, edhe antarët tjerë e respektojnë dhe kjo nuk është marrë si sulm ndaj PDK-së, por qendirmi i PDK-së me shumicë absolute është mos me hy në koalicon me VV-në, besoj edhe Hoxhaj e respekton këtë vendim”, tha Gruda.


Gruda: Protestat nuk i bëjnë përshtypje Kurtit, vetëm Kushtetuesja mund ta ndalë

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda në ”Click” të RTV21 tha se protestat nuk ndikojnë te kryeministri Albin Kurti dhe se ato vetëm do ta shpërqendronin debatin nga çështja thelbësore ajo kushtetuese.

Sipas tij, rruga për t’i vënë kufi veprimeve të Kurtit është përmes një rasti të ri në Gjykatën Kushtetuese, aty ku duhet të zhvillohet beteja vendimtare.

”Protestat nuk i bëjnë përshtypje Albin Kurtit, nëse dalim në protesta, humbet foskusin nga Kushtetua, rasti i ri në Gjykatën Kushtetuse vetëm kjo e ndal Albin Kurtin, betëjn duhet ta bëjmë në mënyrë të duhur”, tha Gruda.


Gruda: Kurti është dirigjenti kryesor, s’e pranojmë diktatin e tij

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në ”Click” të RTV21 deklaroi PDK-ja nuk i frikësohet zgjedhjeve të reja dhe nuk do të pranojë diktatin e kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti është “dirigjenti kryesor” pas zhvillimeve politike, ndërsa Avni Dehari luan vetëm një rol në një lojë që, sipas Grudës, mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

”Dirigjenti kryesor është Albin Kurti, Avni Dehari e luan një rol, është pjesë e një loje politike që mund të zgjidhet në Gjykatën Kushtetuese”, tha Gruda.


Gruda: Që në ditën e parë biseduam me opozitën për qeveri të përbashkët

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda në ”Click” të RTV21 tha se PDK-ja që nga dita e parë pas zgjedhjeve të fundit janë angazhuar në dialog me partitë opozitare për formimin e një qeverie të opozitës, si dhe në komunikim me partinë në pushtet.

Ai theksoi se PDK-ja nuk i ka shmangur asnjë takimi në këtë proces.

”Ne jemi angazhuar që në ditën e parë në një dialog me partitë opozitare me i bind për formimin e një qeverie të opozitës dhe e dyta në një dialog me partinë në pushtet, nuk i kemi ikur asnjë takim”, tha Gruda.


Gruda: PDK-ja ka bërë kompromis, mbështet kandidat të pushtetit që s’ka qenë ministër në Qeverinë Kurti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në “Click” të RTV21 ka thënë se PDK-ja e ka bërë hapin e saj drejt kompromisit për formimin e institucioneve të reja pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

”Ka shprehur qendirmin e PDK-së pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese se rruga për formimin e intitucioneve të Kosovës është përmes komporomisit dhe konsensuzit, ne mendoj se e kemi bërë kompromisin tonë dhe komproomisi jonë ka qenë me votu një kandidat të pushtetit ne kemi thënë që e votojmë një kandidat që nuk ka qenë ministirë në Qeverinë Kurti”, tha Gruda./21Media

Back to top button