Menan Kiseri promovon albumin ”Antologji”

Në një atmosferë të mbushur me emocione dhe muzikë të mirëfilltë rock, sonte në ambientet e “BaronPub” u promovua albumi i ri i Menan Kiserit me titullin “Antologji”, në shënim të 50-vjetorit të karrierës së tij muzikore.

Dashamirë të muzikës, miq të afërt dhe emra të njohur të skenës muzikore u mblodhën për të festuar dhe nderuar punën e pandalshme të Kiserit – një prej figurave më ikonike të rockut kosovar.

Menan Kiseri, që me dekada ka frymëzuar breza me tingujt e tij unike, u vlerësua sonte si doajeni dhe virtuoz i vërtetë i muzikës rock në Kosovë.

Albumi “Antologji” përmbledh kulmin e krijimtarisë së tij dhe është një dhuratë për të gjithë ata që e kanë ndjekur dhe dashur punën e tij ndër vite. Një mbrëmje plot nostalgji, mirënjohje dhe energji rock – ashtu siç i ka hije një legjende të vërtetë si Menan Kiseri.

 

Back to top button