Një person ka humbur jetën në stacionin policor në Suharekë

Një person ka kryer vetëvrasje brenda stacionit policor në Suharekë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, Prokuroria Themelore e Prizrenit, nga e cila thuhet se personi ishte i ndaluar nën dyshimin për dhunë në familje.

“Lidhur me rastin, mund të konfirmojmë se rreth orës 03:40min është raportuar një rast i dyshuar vetëvrasjeje në dhomat e ndalimit në stacionin policor në Suharekë. Personi ishte i ndaluar nën dyshimin për dhunë në familje. Rasti është duke u trajtuar si “hetim i vdekjes” dhe hetimet janë në zhvillim. I njëjti ishte i njohur për organet e rendit edhe për raste të tjera të mëparshme”, thuhet në konfirmim. /21Media

Back to top button