Haziri: Ata që për interesa politike punojnë me rrënu Kosovën, janë armiku më i madh i demokracisë

Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri para seancës konstituive të Kuvendit tha se cinizimi dhe ironia e kanë rënduar dhe e kanë bërë më neverike ardhjen në këtë seancë.
“Përveç gomarëve edhe insistimit të Arianit Kocit, cinizmi ka rënduar jetën publike t’i kthehemi normalitetit, ata që e shtijnë në opsion shpërndarjen e Kuvendin, dënimin e deputetëve mund të them se e shtijnë në funksion shantazhin politik.”, tha Haziri.
Sipas tij shpërndarja e Kuvendit vjen kur dështohet të krijohet Qeveria.
Ai foli edhe për alarmin për bombë në Kuvendin të Kosovës dihet mendësi e kujt janë.
“Kosova i njeh shumë mirë, e din kush janë a folin e theks sllav a theks krahinor të Kosovës dhe të krahinave të shqiptarëve kudo që janë nuk është më rendësi, rëndësi që krimi nuk ka etni, aa që janë bashkërendu që për interesa politike me rrënu Kosovën ata janë pa etni, ata që j kanë veç një qellim, janë armiku më i madh i demokracisë dhe i republikës sonë.”, u shpreh Haziri./21Media